Kolumbia ndalon ndeshjet me dema

Kolumbia ndalon ndeshjet me dema

Duke nisur nga viti 2027, Kolumbia nuk do të organizojnë me ndeshje me dema.

Kolumbia është çliruar nga kjo torturë e kafshëve e maskuar si një kulturë,” tha Juan Carlos Losada, një kongresmen që mbështeti projektligjin përkatës.

Drupal Ad

 

 

 

Projektligji ka qenë një nismë e deputetëve të mjedisit dhe do të hyjë në fuqi pas 3 vitesh. Ai u miratua në parlament me 93 vota pro dhe dy kundër.

Gjatë kësaj periudhe “tranzitore”, shteti duhet të garantojë punësim alternativ për personat e varur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ndeshjet me dema dhe të përshtatë arenat e vendit për aktivitete sportive dhe kulturore, ndërkohë që do të ketë ende mundësi për adoptimin e demave.

Në vitin 2018, Gjykata Kushtetuese kishte lejuar ndeshjet me dema në qytete dhe fshatra që kishin këtë traditë dhe ua kishte lënë kryebashkiakëve vendosjen e çdo kufizimi.

Manifestantes protestan contra las corridas de toros, que fue temporalmente suspendido mientras el Congreso debate su legalidad, en la plaza de Bolívar, en Bogotá, Colombia, el martes 7 de mayo de 2024. El Congreso colombiano prohibió las corridas de toros el martes 28 de mayo en todo el país, una medida a cumplirse en tres año a falta de la sanción del presidente Gustavo Petro. (AP Foto/Fernando Vergara)

Kështu, në Bogotá dhe Medellin (Kolumbia veriperëndimore), ndeshjet me dema nuk lejohen nga viti 2020.

Pas vetos kolumbiane, tani vetëm shtatë vende në botë vazhdojnë të lejojnë ndeshjet me dema në nivel kombëtar, shumica prej tyre në Amerikën Latine: Ekuador, Meksikë, Peru, Portugali, Venezuelë, Spanjë dhe Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy