Kuptimi pas postimit të Maluma-s se do bëhet baba!

Kuptimi pas postimit të Maluma-s se do bëhet baba!

Një foto e këngëtarit kolumbian ka ngjallur dyshime se Maluma do të bëhet baba për herë të parë. Ai postoi një foto ku kishte vendosur kokën në barkun e një vajze të panjohur, të cilën nuk i tregon imazhin, ndërsa në shkruhej #7DJ dhe në Story shkroi: "Kam diçka për të të thënë".

Fillimisht ndjekësit e tij të rrjetit social ngritën dyshimet se partnerja e tij ishte shtatzënë dhe se këngëtari do të bëhej baba.

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez, të cilën vendosi që ta mbante larg syrit të publikut. Susana është një arkitekte dhe ka studion e saj, ndërsa mediat mësuan se ka qenë e martuar më parë.

“Një nga arsyet pse marrëdhënia e tyre nuk u bë menjëherë romantike ishte sepse Susana ka qenë e martuar. Nuk dihet nëse martesa e saj përfundoi për shkak të Maluma-s apo se ata nisën lidhjen pasi ajo u divorcua”, tha kohë më parë një burim.

Pas postimit, fansat nisën të ndanin teoritë e tyre dhe një prej atyre më të besueshme ishte fakti që këngëtari ka treguar kështu se do të publikojë së shpejti albumin e tij të radhës.

“Nuk është fjala për një bebe, por do të publikojë albumin e tij të shtatë”, shkroi dikush në Twitter.

Po ashtu një tjetër fans, shtoi se këngëtari ka qenë duke regjistruar këngë vitin e fundit: “Përfundimisht këngët që ka regjistruar në Xhamajka vitin e kaluar. Po ashtu ka xhiruar edhe video”.

Deri më tani këngëtari nuk ka bërë asnjë koment për ndjekësit dhe as për median.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy