“Edesia Bio Organic”, dyqani i parë i ushqimeve bio organike në Tiranë/ Bardhi: Ofrojmë produkte natyrale të certifikuara

“Edesia Bio Organic”, dyqani i parë i ushqimeve bio organike në Tiranë/ Bardhi: Ofrojmë produkte natyrale të certifikuara

Menaxherja e dyqanit të parë të ushqimeve bio organike në Tiranë, “Edesia Bio Organic”, Hygerta Bardhi flet për dietat e rrezikshme për shëndetin dhe produktet që tregtohen në dyqanin e drejtuar prej saj.

 

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se dietat që qarkullojnë në rrjetet sociale, sidomos ato për të humbur peshë shpesh ndiqen qorrazi dhe se kjo vjen për të synuar rezultatin e shpejtë.

 

Bardhi shtoi se “Edesia” është si një market i vogël, i cili i ka të gjitha produkte natyrale të certifikuara.

 

Gabimi më i madh për të rënë në peshë, është kur nuk kemi identifikuar problemin nga se vjen, si mbipesha apo nënpesha. Pa e identifikuar problemin, çdo lloj rruge që po ndjekim, po e bëjmë gabim. Ka shumë dieta drastike, edhe fasting, por jo çdo trup e pranon. Pasi mund të kesh probleme me stomakun, aneminë. Ka shumë njerëz tek të cilët fasting nuk funksionon, kur trupi na jep sinjale që ka diçka që nuk shkon me atë që po bëjmë, duhet ta ndërpresim. 

 

Dietat nuk janë krijuar për të qenë në mënyrë të rrezikshme, por kur ndiqen në mënyrë të gabuar. Kur e ndjekim një dietë që e kemi parë online, pa u konsultuar, mund të kemi pasoja, mund të kemi rënie energjie, djegie stomaku, nuk po performojmë në jetën e përditshme. Në pjesën më të madhe të rasteve, ka gjëra që nuk shkojnë kur marrim dieta shabllon nga interneti. Adoleshentët që janë mbipeshë apo nënpeshë, janë më të prirur për të zgjidhur problemin e tyre, personat nga mosha 20-30 vjeç, bëjnë kërkime reale. Ndërsa adoleshentët nuk janë të mirë informuar. 

 

Prindërit vijnë te “Edesia Bio Organic” për të blerë ushqime të shëndetshme. Nëse gatuan me recetat e duhura, produktet organike janë shumë të shëndetshme. Tek ne marrim çdo gjë, se “Edesia” është si një market i vogël dhe i ka të gjitha produkte natyrale të certifikuara. Produktet pa gluten janë më të kërkuarat dhe vështirë gjenden në treg. Janë disi të kushtueshme këto produkte, por ne harrojmë se sa shpenzojmë për të ngrënë në vende ku shkojmë.

 

Kur porosis diçka për të ngrënë, problemi është se nuk di se çfarë ha dhe përfundoj duke gatuar vetë. I kemi të gjitha duke filluar nga produktet e thata, orizi, makaronat, vajrat, erëzat, çajrat, lëngjet, biskotat, çdo gjë që mund të gjesh në një market, e gjen në “Edesia” por të një cilësie fantastike. Produktet nuk kanë një afat të largët skadence, se sa më gjatë të ruhen, aq më shumë konservues i shtohen. Kjo është një nga sfidat kryesore e një dyqani që tregton produkte bio organike. 

 

Dieferenca e produkteve dhe freskia ndihet direkt. Kefiri nuk ka meritë pse është bërë kaq i famshëm, por është problemi që kemi me zorrët, për shkak të mënyrës si jemi ushqyer. Ka një sasi të lartë të probiotikëve dhe ka rezultuar se ndikon në rritjen e baktereve të mira në zorrë. 90% e rasteve që kanë frekuentuar “Edesian” kanë problematika të caktuara shëndetësore.

 

Problemet hormonale dhe ato autoimune janë shtuar dhe mirë është që ta mbështesim me dietë ushqimore. Vaji i farës së zezë është produkt mjaft i shitur, mjalti manuka, është mjaft i shitur, për cilësinë e tij. Është ndër mjaltet më unik në treg pasi prodhohet vetëm në Zelandën e Re, ndihmon me problemet me stomakun dhe rritjen e imunitetit. Merret dhe për fëmijët dhe për të rritur. 

 

Kam shumë klientë besnikë që vijnë atje, të cilët kanë larguar medikamentet e stomakut, me mjaltin manuka. Por të gjitha rezultatet që vijnë nga produktet organike duan kohë dhe konsistencë. Çaji matcha ndihmon në rënien në peshë dhe në gjendjen e ankthit. Dyqani ynë gjendet tek Rruga e Elbasanit përballë Drjetorisë së Higjienës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy