Dështimi i Gjukanoviçit dhe pikëpyetjet mbi orientimin e Malit të Zi

Dështimi i Gjukanoviçit dhe pikëpyetjet mbi orientimin e Malit të Zi

Në Mal të Zi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare bazuar në 100 për qind të votave të numëruara, sipas të cilave Partia Demokratike e Socialistëve (DPS e Milo Gjukanoviçit) fitoi 35,06 për qind, ose 143 548 vota, dhe koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi ka marrë 32,55 për qind (133 267 vota).

Koalicioni Paqja është Kombi ynë fitoi 12.53 për qind (51 297), Bardh e Zi 5.53 (22 649), Social Demokratët 4.10% (16,769), Partia Boshnjake 3.98% (16 286), SDP - Mali i Zi i fortë 3.14% (12.839), Lista Shqiptare 1.58% (6.488), dhe Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.14% (4 675).

Nisma Qytetare Kroate fitoi 0.27% (1 115) dhe Partia Kroate e Reformës 0.13 për qind, ose 532 vota, që do të thotë se nuk kalojnë pragun.

Sipas të dhënave zyrtare, të dielën në Mal të Zi votuan 76.65 për qind e votuesve të regjistruar, d.m.th. 413 954 prej tyre, nga të cilët 409 451 ishin fletëvotime të vlefshme.

Edhe pse ka përqindjen më të lartë të votave, Gjukanoviç nuk ka shumicën për të qeverisur vendin dhe në këto kushte i duhet një partner koalicioni që të mbajë pushtetin, shkruan Reuters.

Partia Demokratike e Socialistëve, e cila ka qeverisur Malin e Zi për tre dekada, është në udhëkryq.

Aleanca e partive kryesisht nacionaliste serbe e quajtur Për Ardhmërinë e Malit të Zi, e cila kërkon lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje dhe me Rusinë, fitoi 32.55%, dhe një grupim centrist gjithashtu rival i DPS së Gjukanoviçit, Paqja është Kombi ynë, mori 12.53%.

Blloku i Krivokapic mbështetet nga Kisha e fuqishme Ortodokse Serbe, e cila që nga dhjetori ka mbajtur protesta të përditshme kundër një ligji që i lejon shtetit të sekuestrojë pasuritë e kishës, pronësia historike e të cilave nuk mund të provohett. Protestat e kanë shenjuar fushatën zgjedhore.

Rezultati është një zhgënjim për Gjukanoviç, i cili e drejtoi Malin e Zi përmes rënies së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet ‘90 dhe anëtarësimit në NATO në vitin 2017.

Mbrëmjen e së dielës, pas votimit, Gjukanoviç iu drejtua mbështetësve të tij dhe u tha se DPS, si partia më e madhe, mund të sigurojë 40 deputetë në parlamentin me 81 vende me ndihmën e partive më të vogla, por kjo është akoma shumica.

"Regjimi ka rënë," u tha mbështetësve të tij udhëheqësi i aleancës opozitare pro-serbe, Zdravko Krivokapic. "Një ditë e re ka filluar në Malin e Zi të lirë".

Malazezët që identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë me 620 000 banorë. Shumica e malazezëve dhe serbëve kanë një gjuhë dhe besim të krishterë ortodoks.

Një qeveri pro-serbe, nëse formohet, mund të përpiqet ta afrojë Malin e Zi më pranë Serbisë dhe Rusisë, por nuk pritet që ta largojë atë nga NATO-ja ose të lërë pas dore dëshirën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjukanoviç, i cili përballet me rizgjedhjen si president në 2023, dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë që përdorin Kishën dhe opozitën pro-serbe për të minuar pavarësinë e Malit të Zi dhe orientimin e saj pro-perëndimor.

Krerët e opozitës dhe organizatat e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviçin dhe partinë e tij për drejtimin e Malit të Zi si çiflig i tyre i korruptuar me lidhje me krimin e organizuar. DPS i ka hedhur poshtë këto akuza.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se zgjedhjet "u administruan në mënyrë transparente dhe efikase", por paralajmëroi për "abuzim të gjerë me detyrën dhe burimet shtetërore që i dhanë partisë në pushtet një avantazh të padrejtë".

Çdo qeveri e ardhshme duhet të përballet me një rënie ekonomike që filloi në 2019 dhe u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit, e cila zhduk të ardhurat e turizmit, një nxitës kryesor i ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy