‘Vogue’ përgjigjet për gabimin me Kamala Harris, që zhgënjeu rrjetin

‘Vogue’ përgjigjet për gabimin me Kamala Harris, që zhgënjeu rrjetin

Zv.Presidentja Kamala Harris hapi debat në rrjet pasi u shfaq në koverin e revistës “Vogue”. Shumë përdorues të rrjeteve sociale u zhgënjyen me mënyrën sesi ajo u paraqit në revistën prestigjioze të modës, e cila këtë herë u përqendrua tek politika.

Njerëzit filluan të kritikonin ndriçimin dhe stilin e saj ‘casual’. Sipas burimeve pranë Harris, stafi i saj nuk u pyet kurrë për të miratuar foton në kover dhe e vetmja gjë për të cilën kishin rëndë dakord ishte që të zgjidhej ajo ku zv.Presidentja ishte me kostum bojëqielli.

“Vogue” u përgjigj lidhur me kritikat të hënën përmes një deklarate, duke sqaruar se fotoja e saj me kostum është gjithashtu një nga koverat dixhitalë.

“Stafi i Vogue i pëlqeu imazhet e shkrepura nga Tyler Mitchell dhe ndjeu se imazhi më joformal kapte natyrën autentike, të afrueshme të zv.Presidentes së zgjedhur Harris - që ne mendojmë se është një nga shenjat dalluese të administratës Biden/Harris. Për t'iu përgjigjur seriozitetit të këtij momenti në histori dhe rolit që ajo duhet të luajë duke e çuar vendin tonë përpara, i kemi zgjedhur të dy imazhet e saj si kover dixhital”, shkruhet në deklaratë.

Të dyja paraqitjet ishin zgjedhur nga stafi i Harris. Por veç veshjes, një nga kritikat ishte për zbardhimin e lëkurës së zv.Presidentes, e cila hyri në histori pasi u bë e para grua me ngjyrë që do të mbajë këtë post.

Burimi ETOnline

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy