
Gripi ka arritur pikun e tij, sa i takon qarkullimit në vendin tonë. Më shumë se 17 mijë persona kanë kërkuar ndihmë pranë mjekëve gjatë një jave.
Specialistët e institutit të shëndetit publik bëjnë me dije se ky trend do të qëndrojnë për të paktën 2 javë. Më të prekur mbeten fëmijët, ndërsa nuk mungojnë as shtrimet në spital.
Lidhur me këtë situatë pediatria Sonila Brati në ‘MCN Live’ u shpreh se po ndeshemi me viroza të shtuara te fëmijët ku temperatura shkon deri në 40 gradë që zgjat nga 5-10 ditë.
Ajo tha se nuk kemi hasur raste me Covid, ndërsa bëri apel se përpara se të shkojmë në spitale duhet ti drejtoheminqëndrave shëndetësore, teksa bëri me dije se kemi deri në 50 vizita në ditë.
Po përballemi me fluks të shtuar të fëmijëve të të gjitha grupmoshave, s’mund të bëjmë më një ndarje si në dhjetor ku prekeshin më shumë fëmijët e vegjël, tani kemi të gjitha moshat pediatrike. Këto ditë ndeshemi me viroza të shtuara te fëmijët i kemi gjithmonë prezencën e gripit dhe virozave në dimër, megjithatë ajo që dua të them se qoftë në qendrat shëndetësore dhe pediatri shohim fluks fëmijësh dhe prandaj bëjmë thirrje që prindërit ti drejtohen mjekut të familjes fillimisht para se të shkojnë në spital.
Po përballemi me temperatura shumë të larta te fëmijët 39-40 gradë dhe është një temperaturë rebele e cila duket sikur ndonjëherë as antiperitiku nuk e ulë atë të paktën 2-3 ditët e para. Na ndodh që kemi raste fëmijësh që s’kanë asnjë simptomë tjetër përveç temperaturës së lartë dhe lodhjes, gjendje e cila zgjat dhe deri në 10 ditë. Kjo kthehet në njëlloj shqetësimi për prindërit të cilët thonë se është e pamenaxhueshme. Fatmirësisht raste me covid nuk ka pasur, s’mabaj mend për gati një periudhë të gjatë kohe të kemi prezencë të covid, predominon më shumë gripi te fëmijët.
Viroza ka atë agresivitetin e vetë, kohën e vetë të shfaqjes dhe duke qenë se fëmijët bëjnë një jetë kolektive shkojnë në kopshte dhe çerdhe janë më të prekurit. Shohim që preken fëmijët, prindërit, gjyshërit, pra nuk bëjmë dot përjashtim, por absolut që fëmijët mbeten mosha më e riskuar për të bërë viroza. Në 24 orë trajtohen mesatarisht 40- 50 vizita në ditë dhe më tepër për një mjek pediatër por në ditët e caktuara shkojnë dhe më tepër.



