Rënia e euros, Bozdo: Situatë e pashpresë, kur sheh guvernatorin e BSH që e karamelizon

Rënia e euros, Bozdo: Situatë e pashpresë, kur sheh guvernatorin e BSH që e karamelizon

Eksperti i ekonomisë nga radhët e Partisë Demokratike, Eno Bozdo thotë se përfaqësuesit e industrive të prekura nga rënia e euros po kërkojnë vëmendje të shtuar nga qeveria dhe përdorimin e mekanizmave që qeveria ka në dorë, për të balancuar deri diku forcimin shumë të fortë të monedhës vendase dhe për ti vënë ata në pozicione konkurruese.

Por ai shprehet se nuk mendon se është ky rasti, duke folur për një sjellje të përsëritur e qeverisë shqiptare, në dy vitet e fundit, lënien në mëshirën e fatit e sektorëve të caktuar të ekonomisë.

Në këtë linjë Bozdo shtoi se qeveria e di fare mirë që masat që ka propozuar në pjesën fiskale dhe rregullatorë kanë dëmtuar sektorë të caktuar, teksa shprehu bindjen se për fat të keq mendon se ky ka për të qenë fati i industrisë fasone.

Në programin elektoral të Partisë Socialiste në 2021 është cilësuar, vendosja e një fondi garancie nga ana e qeverisë, por asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur.

Situata bëhet më e pashpresë kur shikon guvernatorin e Bankës së Shqipërisë i cili gjithë këtë situatë e karamelizon, e ëmbëlson gjënë dhe thotë se e gjitha që po ndodh, ndodh prej fondamenteve të forta në ekonominë shqiptare, që sipas tij janë rritur shumë prurjet nga turizmi që nuk është e vërtetë dhe prurjet nga përmirësimi i bilancit tregtar që nuk është e vërtetë.

Sepse të paktën në 5 muajt e parë të këtij viti, bilanci tregtar është më i keqi në 20 vitet e fundit. Kur mashtrimi nuk vjen vetëm nga qeveria, qeveria nuk mashtron por thotë nuk merrem fare.

Ndërsa institucioni që është në misionin që Banka e Shqipërisë ka stabilitetin e çmimeve dhe luftën ndaj inflacionit, çfarë bën?

Sapo erdhi lajmi për një vlerësim të mëtejshëm të lekut shqiptar kundrejt euros dhe euro është sërish në pikiatë. Qeveria nuk e vë ujin në zjarr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy