Inceneratorët/ Kikia: Skemë zhvatjeje, mekanizimi i fryrjes së kostove i njëjtë edhe për rrugët

Inceneratorët/ Kikia: Skemë zhvatjeje, mekanizimi i fryrjes së kostove i njëjtë edhe për rrugët

Një skemë zhvatjeje e cilësoi gazetari Mentor Kikia skandalin e inceneratorëve, për të cilin LSI bëri sot të ditura fakte të reja. Në studion e lajmeve, Kikia tha se skandali ka një përmasë të re: bashkëpunimin e kompanive të përfshira në projektet infrastrukturore dhe përdorimin prej tyre të të njëjtit mekanizëm me të cilin janë tjefryrë kostot për ndërtimin e rrugëve.

Skandali i denoncuar nga LSI është shumëdimensional. Edhe pse është denoncuar dhe flitet për evazion fiskal, është shumë më tepër se kaq. Këtu kemi të bëjmë me zhvatje. Është një grup i stërmadh kriminal, i organizuar me një skemë të qartë. Deri tani çështja është përqendruar te inceneratorët sepse ata janë patatja e nxehtë. Por dje zyrtarët e LSI përmendën një fakt tjetër që hap një tjetër përmasë skandali: me këtë rrjet kompanish kishin bashkëpunuar kompani të tjera që fitojnë tendera për infrastrukturën. Këto rezultojnë të jenë përdoruese të këtij mekanizmi për të fryrë kostot. Kompanitë kanë rritur kostot për ndërtimin e rrugëve. Këtu vijmë te një problem me të cilin ne përballemi shpesh: kostot e tejfryra. Nëse ekzistojnë fakte edhe për këtë, jemi përpara një hiperskandali dhe prokuroria duhet të hetojë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy