Obeziteti rrit vdekshmërinë për pacientët me kancer

Obeziteti rrit vdekshmërinë për pacientët me kancer

Të qenit mbipeshë ose obez mund të zvogëlojë shanset për të kapërcyer sëmundjen për njerëzit e diagnostikuar me kancer. 

Për çdo pikë shtesë në BMI, pati një rritje prej 6% në rrezikun e vdekjes në pacientët me kancer të zorrës së trashë dhe një rritje prej 4% tek gratë e diagnostikuara me  kancer gjiri. Kështu është raportuar në një studim të koordinuar nga ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) dhe i publikuar në revistën shkencore “BMC Cancer”.

Studimi u zhvillua si pjesë e projektit "Epic”, një projekt kërkimor evropian i krijuar për të hetuar lidhjen midis stilit të jetesës në rreth gjysmë milioni njerëz dhe shfaqjes së sëmundjeve të tilla si kanceri dhe sëmundje të tjera kronike. Konkretisht, u analizuan të dhënat e gati 160 mijë personave, duke lidhur indeksin e masës trupore në periudhën 20-50 vjeç, me rezultatin e sëmundjes onkologjike që u shfaq në një fazë të mëtejshme dhe të mëpasshme të jetës. Sipas asaj që është verifikuar nga studiuesit, në kuadrin e pacientëve me kancer kolorektal rreziku i vdekjes, siç u përmend, rritet me 6% për çdo pikë shtesë në vlerat e indeksit të masës trupore, e përsëris me vlerat mesatare. Ndërsa, tek ata me kancer të gjirit, kjo rritje rezultoi të jetë 4%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy