Efekti pozitiv i një gjumi të mirë njihet gjerësisht dhe shpjegimi shkencor ka qenë se truri i pastron toksinat gjatë gjumit.
Megjithatë, gjetjet e reja sugjerojnë se kjo teori, e cila ka gjetur vend edhe në neuroshkencë, mund të jetë e gabuar. Studimi zbuloi se pastrimi i toksinave në trurin e minjve, në fakt u reduktua dukshëm gjatë gjumit.
“Duket si një ide fituese e çmimit Nobel”, thotë Fick Franks, profesor i biofizikës në Imperial College London.
Në studimin e fundit, studiuesit përdorën një ngjyrë fluorishente për të studiuar trurin e minjve. Kjo i lejoi ata të shihnin se sa shpejt ngjyra lëvizte nga barkushet në rajone të tjera të trurit dhe u mundësoi atyre të matin shkallën e pastrimit nga truri drejtpërdrejtë.
Studimi tregoi se pastrimi i bojës u reduktua me rreth 30% te minjtë e fjetur dhe 50% te minjtë që ishin nën anestezi, krahasuar me minjtë që mbaheshin zgjuar.
"Fusha ka qenë kaq e fokusuar në idenë e pastrimit të toksinave si një nga arsyet kryesore pse ne flemë dhe sigurisht që ishin shumë të befasuar kur vëzhguan të kundërtën në rezultatet tona", tha Franks.
Studiuesit parashikojnë se gjetjet do të shtrihen tek njerëzit pasi gjumi është një nevojë thelbësore e përbashkët nga të gjithë.
Gjetjet kanë rëndësi për hulumtimin e demencës për shkak të provave në rritje të një lidhjeje midis gjumit të dobët dhe rrezikut të Alzheimerit.
Nuk ka qenë e qartë nëse mungesa e gjumit mund të shkaktojë Alzheimer, apo nëse është thjeshtë një simptomë e hershme.



