
Finlanda ka vendosur të mbyllë kufijtë për turistët rusë duke filluar nga nata e së enjtes deri të premten.
Kështu deklaroi e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat e cila njoftoi konferencën për shtyp të qeverisë për sot në orën 13.15 për të shpjeguar rregullat e reja për hyrjen e rusëve në kufi me qëllimin, për të reduktuar ardhjen e rusëve në Finlandë deri në gjysmën e nivelit aktual”.
Rregullat e reja kufitare pritet të hyjnë në fuqi që në mbrëmjen e sotme.



