Ekstremi i djathtë i gëzuar pas fitores së Trumpit

Ekstremi i djathtë i gëzuar pas fitores së Trumpit

Politikanet e ekstremit te djathte ne bote u gezuan pasi nje prej tyre arriti te ngjitet ne presidencen amerikane, duke lene nje mori politikanesh te tjere te mbetur duke u perpjekur te kuptojne se çfare ka ndodhur.

“Amerikanët kanë marrë sërish vendin e tyre”, tha holandezi e ekstremit të djathtë, Geert Wilders në një postim në Twitter pasi u bë e qartë se kandidati i Partisë Republikane të SHBA-së, Donald Trump po merrte një avantazh të rëndësishëm ndaj demokrate, Hillary Clinton.

Ky gëzim u pasua nga Nigel Farage, udhëheqës i Partisë së djathtë së Pavarësisë së Mbretërisë së Madhe dhe nga liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë “Fronti kombëtar”, Marine Le Pen, e cila shpejt uroi Trump pasi përfundimi u bë i qartë.

“Ju keni luftuar një fushatë të guximshme”, shkruan Farage, i cili ka mbështetur Trump në disa mitingje të fushatës.

“Urime për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe popullit amerikan të lirë!”, ka postuar Le Pen në Twitter.

“Bota e tyre është shkatërruar. Ndërsa e jonë po krijohet”, shkruan strategu kryesor i Le Pen, Florian Philippot.

Në Gjermani, një udhëheqës i partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë (AFD)”, tha se “fitorja e Trump ishte një sinjal se qytetarët e botës perëndimore duan një ndryshim politik”.

“Jo vetëm në SHBA, por edhe në Gjermani, qytetarët duan kufij të sigurt, më pak globalizim dhe politika të përbashkëta që kanë në fokus vendin e tyre”, ka shkruar në Facebook Beatrix von Storch.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy