Papajorgji tregon pse filozofi Harari e sheh negativisht inteligjencën artificiale

Papajorgji tregon pse filozofi Harari e sheh negativisht inteligjencën artificiale

Profesori Petraq Papajorgji tha në emisionin "Arnautistan" se filozofët kanë paraqitur më së shumti anët negative të inteligjencës artificiale. Ai citoi filozofin dhe autorin izraelit Yuval Noah Harari, duke u shprehur se ai është një mendimtar që sheh larg. “Për përfitimet flitet shumë nga kompanitë që ofrojnë sisteme të tilla. Ato që kanë paraqitur anët negative të inteligjencës artificiale, s’kanë qenë inxhinierët që i kanë zhvilluar, por filozofë. Harari është një njeri me horizont të gjerë, një mendje e ndritur. Kohët e fundit kanë qenë mjaft intensiv për anët negative që mund të kenë një zhvillim i pakontrolluar i inteligjencës artificiale. Inteligjenca artificiale është aftësia për ndërtimin e sistemeve që funksionojnë ngjashëm me trurin e njeriut. Janë në gjendje të analizojnë të dhënat, të mësojnë nga analiza e të dhënave, dhe e përdorin këtë kulturë në fusha të tjera të veprimtarisë njerëzore. Jam i bindur që Harari është drejt dhe shikon mjaft larg. Edhe nëpër banka janë ndërtuar sisteme që mund t’i marrësh në telefon dhe të përgjigjen për borxhin, sa është interesi, nuk flet me një person, por sistem të inteligjencës artificiale. Harari nxjerr si një nga problemet kryesore që duhet sqaruar me ligj, që kur të bashkëbisedosh me një sistem, sistemi duhet të thotë që s’po flet me një njeri, por me një sistem”, tha ai.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy