Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona në bord është rrëzuar në shtetin Sao Paulo të Brazilit, raportojnë mediat lokale.
Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore Voepass Linhas Aareas ishte nisur nga Cascavel, në shtetin e Parana, për në Guarulhos, në Sao Paulo.
Në avion ndodheshin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve nuk flitet për të mbijetuar.
Brigada e zjarrfikësve shtetërore të Sao Paulos konfirmoi në mediat sociale se një aeroplan u rrëzua në qytetin Vinhedo dhe se ka dërguar shtatë ekuipazhe në zonën e aksidentit.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi atë që dukej të ishte avioni duke u zhytur në një tufë pemësh, i ndjekur nga një shtëllungë e madhe tymi të zi.
Rrjeti televiziv brazilian GloboNews tregoi pamjet e një zone të madhe në zjarr dhe tym që dilte nga trupi i avionit në një zonë të banuar.



