Basha pas "tradhtisë" së deputetëve demokratë: Ne përfaqësojmë shqiptarët që nuk blihen

Basha pas "tradhtisë" së deputetëve demokratë: Ne përfaqësojmë shqiptarët që nuk blihen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi paraqitje boshe prezantimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Në një deklaratë pas doli nga salla e Kuvendit, Basha tha se Rama duhet të japë llogari për rrënimin e vendit dhe largimin e shqiptarëve në mënyrë të paligjshme.

“Ishte paraqitja më boshe, thelbi ishte zëvendësuar nga demagogjia e stampës më të vjetër. Një numër i madh shqiptarësh nuk kanë asnjë pritshmëri te Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo është një kurth sepse ai njeri ka çelësat e qeverisjes së vendit. Nuk i përmendi 300 mijë vendet e punës, madje aq i çoi në emigrim, ilegalisht, në kushte çnjerëzore. Shqiptarët kalojnë kanalin e Lamanshit drejt Britanisë në kamionë të paketuar si sardele. Rama 2 bën sikur nuk e njeh Rama 1. Janë e njëjta gjë. Fjalimi për vitin e Skënderbeut është një përpjekje mjerane për t’i thirrur patriotizmit të shqiptarëve. Ai nuk është aty si drejtor i albanologjisë. Ai duhet të jepte llogari për rrënimin e vendit. Kur bën aleancë me krimin, asgjë nuk funksionon”, tha ai.

Basha tha se misioni i opozitës do të jetë kthimi i shpresës për shqiptarët. “450 mijë shqiptarët që nuk u blenë përfaqësohen sot nga ne. Misioni ynë është t’u kthejmë shqiptarëve shpresën”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy