Bisedimet Prishtinë-Beograd, “korrigjimi i kufijve” nuk do të hidhet në tryezën e së premtes (VIDEO)

Bisedimet Prishtinë-Beograd, “korrigjimi i kufijve” nuk do të hidhet në tryezën e së premtes (VIDEO)

Ideja për korrigjimin e kufijve dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë pjesë e diskutimeve të së premtes në takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takim do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Pak javë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Megjithatë, sipas zyrës së kreut të shtetit të Kosovës, në takimin e së premtes, nuk do të diskutohet asnjëra nga këto dy çështje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy