Donald Trump: Stop muslimanëve që vijnë në SHBA

Donald Trump: Stop muslimanëve që vijnë në SHBA

Kandidati republikan për president ne  SHBA, donald trump në një deklaratë për shtyp ka bërë thirrje që të  ndalohen  myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Kjo erdhi si pasojë e masakrës në san bernardino në Kaliforni, ku dy persona të dyshuar si të lidhur me ISIS, vranë të paktën 14 persona dhe plagosën rreth 20 të tjerë. Trump shprehet se është e nevojshme të mbyllen plotësisht kufijtë  dhe se nuk egziston asnjë zgjidhje tjetër.
 

Pas kësaj deklarate të fortë të Trump, të menjëhershme ishin edhe reagimet si brenda republikanëve, por edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila e vlerësoi deklaratën si  kundër vlerave të  kushtetutës amerikane.
 

Ndërsa në fjalimin e tij presidenti Barack Obama kërkoi të respektohet Islami dhe të ruhen nga islamofobia. Ai u shpreh se rreziku nga terrorizmi është real, dhe se “ISIS nuk flet me gjuhën e islamit”.

 

Më parë gjatë muajit nëntor, Trump u zotua se do të dëbojë brenda 18 muajve të gjitha emigrantët e paligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy