Krimi në zgjedhje/ Lala: Deputetllëku trashëgohet nga prindi te fëmija

Krimi në zgjedhje/ Lala: Deputetllëku trashëgohet nga prindi te fëmija

Klodiana Lala në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për krimin në zgjedhje, por edhe për fenomene të tjera që janë parë në listat e kandidatëve.

Lala tha se "deputetllëku" tashmë po trashëgohet nga prindi te fëmija, si pronë private. Për këtë ajo citoi rastin e Agron Çelës në Shkodër që ka vendosur në listë të bijën me PS-së dhe tashmë votat do t'i kalojnë asaj, por edhe rastin e Aqif Rakipit që nuk kandidon dot vetë për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në vend të tij kandidon i biri, i cili edhe në zgjedhjet e kaluara mori aq shumë vota se mundi të thyejë herësin dhe të marrë mandatin me PS-në.

E shoh ndikimin e krimit në disa drejtime, aspektin financiar, kanë para kesh dhe mund t'i lëvizin lehtësisht për të blerë influencë. Bëjnë edhe rolin e bamirësit.

Pjesa tjetër, përmes frikësimit. Në listat e mazhorancës, kupton që në Durrës janë njerëz pa asnjë eksperiencë dhe kontribut në PS, papritur janë kandidatë për deputetë, sepse mbështeten nga krimi.

Pjesa e dytë, nëse ndalemi të Shkodra, kemi patur deputet Agron Çelën, ikur nga LSI, kaloi në PS, tani nuk është më kandidat për deputet, por në listë është vendosur vajza e tij. Pra është vajza që kandidon për deputete.

Ka qenë Aqif Rakipi, u largua nga Kuvendi për shkak të dekriminalizimit. I biri, Ornaldo Rakipi, ishte i treti që theu herësin dhe mori shumë vota. Cili ishte kontributi i Ornaldo Rakipit për të qenë në listën e kandidatëve dhe për të thyer herësin? Të gjitha këto janë dyshime të arsyeshme që më vijnë.

E njëjta me PD, ndihet ndikimi. Thelbi është a do të arrijë SPAK, sepse ka strategji për krimet zgjedhore, të sigurojë prova të mjaftueshme, ti godasë në fushatë apo gjatë zgjedhjeve?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy