
Qytetarët italianë i janë drejtuar këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ri. Lidhur me këtë çështje, deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se e djathta italiane, e projektuar dhe si fituese e këtyre zgjedhjeve është pro evropiane, pro atlantike dhe fitorja e këtij koalicioni është sinjal që pjesa e djathtë po forcohet në Evropë.
Përmes një lidhje "Skype" me studion e lajmeve të MCN Tv, Shehu tha se ardhja e së djathtës në pushtet është e domosdoshme për konsolidimin dhe forcimin e Italisë.
Draghi një figurë e madhe politike, ishte i bazuar në një terren rrëshqitës të një të majte populiste dhe si i tillë ishte i destinuar të binte. Kjo solli kushtet për zgjedhjet e reja që janë paraprirë nga një forcim i koalicionit të djathtë. Është e djathtë konservatore, pro-europiane, pro-atlantike, e djathtë perëndimore. Kam dëgjuar akuza, "e djathta ekstreme", janë slogane dhe akuza denigruese që përdor majtizmi. Ardhja e të djathtës në Itali është sinjal që pjesa e djathtë por forcohet në Evropë, sepse është e djathta që krijoi Evropën dhe BE.
Kjo arritje është e domosdoshme për konsolidimin e Italisë, që të arrijë të forcohet, për të marrë vendin që i takon në politikën evropiane. Jam i bindur se në këtë mënyrë do të forcohet roli i Italisë në rajonin tonë. Italia do forcojë rolin e saj duke tërhequr Ballkanin Perëndimor drejt perëndimit.
Italia për ne është porta e hyrjes në Evropë, Italia do ta vlerësojë Shqipërinë për rolin e saj në Evropë. Duke pasur një qeveri të djathtë në Itali dhe në Greqi, forcimi ynë do të jetë i realizueshëm.
Më tej, Shehu tha se projektimet janë që koalicioni i djathtë me Melonin në krye mund të zërë deri në 60 vende në Parlament. Duke u shprehur entuziast për ndryshimin politik që do ndodhë në Itali, Shehu thekoi se faktori shqiptar në Itali do të marrë një një rëndësi gjithnjë e më të madhe.
Jam entuziast me ndryshimin politik që do krijojë Italia. Kam komunikuar me Salvinin me Tajanin, janë entuziast. Takova Melonin para ca ditësh. Meloni është figurë që do të dijë të vlerësojë marrëdhënien me Shqipërinë dhe vlerëson rolin që do të ketë Italia në Ballkanin Perëndimor.
Faktori shqiptar në Itali do të marrë rëndësi gjithnjë e më të madhe. Faktori shqiptar do të jetë pjesë e grupit fitimtar dhe si e tillë do të forcojë autoritetin, roli ndhe respektin brenda Italisë që po shkon drejt të djathtës italiane.
Lega dhe Forca Italia janë pjesë e koalicionit të djathtë, parti kryesore është Meloni, mund të shkojë 27%.,Lega te 12%, Berlusconi te 7%. Përbëjnë një koalicion me kohezion të fortë. Projektimet janë që ky koalicion të shkojë 48-50. Por si vende në parlament mund të shkojë deri në 60 vende.
Koalicioni i Melonit do të përdori politikën e qendrës së djathtë, politikën e uljes së taksave për të ulur prodhimin. Do të ketë ndryshime në vizionin ekonomik. Draghi nuk arriti ta bënte se ishte bazuar në një terren të majtës populiste që nuk pranonte të tilla masa. Qeveria e re italiane do të aplikojë të tilla masa dhe do të dalë nga populizmi. Në lidhje me Ukrainën, Italia është vend i NATO-s.



