Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me kreun e VV Albin Kurti.
Në një konferencë për mediat të mbajtur sot ai u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me partitë e tjera opozitare për krijimin e shumicës.
“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.



