Kalemaj: 30-vjetori i FRESSH dhe thirrja e Kongresit përpjekje të vakëta për të rigjallëruar partinë (VIDEO)

Kalemaj: 30-vjetori i FRESSH dhe thirrja e Kongresit përpjekje të vakëta për të rigjallëruar partinë (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj i ka cilësuar si përpjekje të vakëta për të rigjallëruar partinë mbledhjen e FRESSH që festonte sot 30 vjetorin e themelimit dhe thirrjen e Kongresit në fund të muajit. Në një intervistë për MCN TV, Kalemaj tha se dikur FRESSH prodhonte ministra dhe pse jo kryeministra, ndërsa sot sipas tij ka ndezur motorët e fushatës.

“Në PS nuk ka elementë autorregullues brenda sepse PS ka maxhorancën në parlament, Rama është kryeministër dhe kryetar i PS”, shtoi më tej Kalemaj.

Intervista:

Z. Kalemaj, sot të rinjtë, në fund të muajit Kongresi i Socialistëve. Duket se Edi Rama tenton të ktheje vëmendjen nga partia, përballë një opozite që është në përplasje për brenda partisë?

Kalemaj: Janë përpjekje të vakëta për ta rigjallëruar partinë sepse dikur prodhonte ministra dhe pse jo kryeministra. Por duket se PS ka ndezur motrorët e fushatës. Opozita nuk është serioze ndaj maxhorancës.  PS ka kohë që nuk ka kryer fare zgjedhje. Në PS nuk ka elementë autorregullues brenda sepse PS ka maxhorancën në parlament, Rama është kryeministër dhe kryetar i PS.

Z. Kalemaj, sot PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të informohet mbi përjashtimin e Berishës dhe 8 funksionarëve të tjerë, sikurse miratimi i rregullores së brendshme dhe ndarja e detyrave për anëtarët e këtij Këshilli. A do duhej të ishte konsultuar përjashtimi i Sali Berishës me Këshillin, sipas jush?

Kalemaj: Me krizat e brendshme në PD e gjithë biseda me njërin apo me tjetrin grup janë deklarata mediatike. PD është ndarë dhe në këto dy grupe nuk ka ndonjë rol që mund të luaj Kuvendi Kombëtar. Ata janë radikalizuar ndaj njëri-tjetrin.

Mendoni se ka hapsirë për negocim Basha Berisha?

Kalemaj: Nëse ekziston mundësia 1% kjo do vinte nga ndërkombëtarët qëe janë mbështetës të fortë të PD në 30 vite. Në këtë rast do ishte mirëpritur çdo rast, por është vonë sepse palët kanë shkuar shumë larg. Gjuha që kanë përdorur ata ndaj njëri tjetrit nuk është përdorur as ndaj Berishës dhe Nanos. Bashkëpunimi mes tyre nuk mund të ishte brenda partisë por pas ndarjes në dy fraksione.

Z. Kalemaj, dje Presidenti Ilir Meta, u bë protagonist i deklaratave të forta, për të cilat, PD thotë se doli hapur se bërë bashkë me Sali Berishën për të dëmtuar PD. Ju e besoni këtë?

Kalemaj: Nuk e kuptova objektivin politik të Metës. PD shpesh ka marrë kosto për shkak të LSI dhe në këtë sens është më shumë si ti hedhësh benzinë zjarrit.

Mendoni, se nëse Presidenti shkarkohet mund të ketë një aleancës Meta-Berisha?

Kalemaj: Këtu duket se çon logjika. Brenda grupit parlamentar të PD janë 37 deputetë dhe 13 i kanë mbetur Berishës dhe 4 LSI. Nëse ata bashkojnë forcat bëhen 17 dhe politika shqiptare do ishte 3 polare. Do ishte hera e parë që ne do kishim një politikë tre polare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy