
Fronëzimi i Mitropolitit të Malit të Zi në Manastirin e Cetinjes është shoqëruar me protesta.
Në një situatë të tensionuar, është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.
Protestuesit dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.
Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.
Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet. Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ngjarjet në Cetinje janë një përpjekje për veprime terroriste dhe porositësit dhe organizatorët janë udhëheqja më e lartë e Partisë Demokratike të Socialistëve në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale.
"Sulmi ndaj policisë është një sulm ndaj shtetit", shkroi Krivokapiq në rrjetin social Twitter.
Krivokapiq vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze, pasi vitin e kaluar rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve, pas 30 vjetësh në pushtet.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nga Partia Demokratike e Socialistëve, arriti në Cetinje më 4 shtator. Ai kishte thënë më herët se do të shkonte në protestë nëse Kisha Ortodokse Serbe nuk heq dorë nga ceremonia. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë shumëetnike.
Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi i ka bërë thirrje të gjitha palëve në vend në vend që të qetësojnë urgjentisht situatën.
Në një postim në rrjetet sociale Ambasada shkruan se liria e fetare dhe e shprehjes duhet të respektohet.
Ata u bënë thirrje qytetarëve të mos e shfaqin zemërimin ndaj policisë dhe i bëri thirrje kësaj të fundit të përdorë vetëm mjetet e nevojshme për të vendosur paqen.
Cetinja ishte i vetmi qytet në Malin e Zi me shumicë ortodokse, në të cilin nuk u organizuan tubime protestuese të Kishës Ortodokse Serbe kundër Ligjit për Liritë Fetare gjatë vitit 2020.
Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviçit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.
Qeveria e re,që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020, e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.



