31 viktima dhe mijëra të prekur nga cikloni në Mayotte, Macron shpall 23 dhjetorin ditë zie

31 viktima dhe mijëra të prekur nga cikloni në Mayotte, Macron shpall 23 dhjetorin ditë zie

31 viktima, qindra të lënduar dhe mijëra të prekur është bilanci i ciklonit Chido që përfshiu një ditë më parë rajonin e Mayotte në Francë.

Sipas autoriteteve franceze mbi 2500 persona raportohen të plagosur, 200 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, ndërsa mijëra të tjerë po përballen me mungesën e ujit, energjisë, strehimit dhe ushqimit.

Numri i viktimave pritet të rritet në vijim pasi ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe për dhjetëra persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Në zonën e prekur nga cikloni e kaloi natën edhe presidenti Emmanuel Macron i cili e shpalli 23 dhjetorin dite zie.

Vendosa të fle këtu duke marrë në konsideratë situatën me të cilën po përballet popullsia, në shenjë respekti dhe konsiderate për këta të fundit. Të hënën flamujt do të valviten në gjysmështizë teksa të gjithë francezët janë të ftuar të bëjnë nderimet e tyre për jetët e humbura nga cikloni.

Gjatë vizitës së Macron në Mayotte nuk munguan as thirrjet kundër tij të cilave presidenti francez i’u përgjigj duke thënë se nuk është ai cikloni.

Ndërsa kryeministri Francois Bayrou përmes mediave sociale e përshkroi fatkeqësinë si një ndër më të mëdhatë me të cilat është përballur Franca vitet e fundit.

Mayotte e vendosur në Afrikën Juglindore pranë Madagaskarit është rajoni më i varfër i Francës ku një e treta e popullsisë është në kushtet e mbijetesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy