Shigeru Ishiba është zyrtarisht kryeministri i ri i Japonisë pas votimit në parlament ndërsa pritet të shpallë formimin e qeverisë së tij.
Votimi në parlament, ku koalicioni qeverisës ka shumicën, ishte vetëm një formalitet pas zgjedhjes së Ishibës, e cila u bë të premten e kaluar, në krye të Partisë Liberal Demokratike, LDP, e djathta konservatore.
Ish-ministri i Mbrojtjes 67-vjeçar fitoi një garë të ngushtë javën e kaluar për të udhëhequr Partinë Liberale Demokratike, LDP, në pushtet.
Ishiba pritet të mbajë një konferencë shtypi të martën pasi Perandori ta emërojë zyrtarisht atë dhe kabinetin e tij, në një ceremoni në Pallatin Perandorak të Tokios.
Në fjalimin e fitores të premten, Ishiba foli për nevojën për të forcuar sigurinë e Japonisë pas inkursioneve të fundit territoriale nga anijet ushtarake kineze dhe ruse.



