Nëse ka një shembull të mirë të plakjes me stil, ajo është Jane Fonda. Ajo mbush sot plot 79 vjeçe dhe është ende në formë të shkëlqyer. Sekreti për këtë? Nuk i është nënshtruar kurrë botoksit dhe nuk ka hequr dorë nga sporti.
Ikona e feminizmit të viteve ’70, ajo është bërë simbol i një disipline që u kthye në tendencë në SHBA dhe Europë: aerobia. Videoja e saj “Stërvitje me Jane Fonda-n” ka qenë një sukses i vërtetë shumë vite më parë. Ajo u ka mësuar miliona grave në mbarë botën se si të kujdesen për trupin e tyre.
Me një passion të përjetshëm për sportin, ajo u ka thënë jo të gjitha ndërhyrjeve të tjera që synojnë përmirësimin e pamjes. Jane njihet për stilin e saj të thjeshtë, të rafinuar dhe pa teprime.
Aktorja e Hollivudit mund të quhet një e moshuar që nuk ka ditur të plaket.



