Serbia i “kthen” Shqipërisë 100 mijë euro ndihma për përmbytjet

Serbia i “kthen” Shqipërisë 100 mijë euro ndihma për përmbytjet

Serbia vjen në ndihmë të Shqipërisë pas përmbytjeve që pushtuan pjesën më të madhe të territorit.

Ditën e sotme është njoftuar se Serbia ka akorduar një fond prej 100 mijë eurosh për përmbytjet në Shqipëri.

Vendimi për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe. 

Përmbytjet në Shqipëri lanë shumë dëme dhe tashmë kanë filluar që të maten për të dëmshpërblyer banorët.

Qeveria tha se do të ketë dëmshpërblime për të gjithë, ka pasur dhe vende të huaja që kanë dhënë ndihma për të këtë fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendin, shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmën e tyre, mes të cilave Kosova, Serbia Maqedonia, Mali i Zi etj. Dy vjet më parë qeveria shqiptare akordoi të njëjtën shumë si ndihmë për për përmbytjet në Serbi. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy