Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit. Palët kanë arritur marrëveshje, për të ngritur Komisionin Hetimor në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Në total komisionet do kenë 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së. Veprimtaria e komisionit hetimor do të shtrihet në një afat 4-mujor nga data e miratimit të vendimit.



