“Flokët e depresionit”, trendi i ri i pasarelave/ Borova dhe Çali diskutojnë për modelet e çuditshme

“Flokët e depresionit”, trendi i ri i pasarelave/ Borova dhe Çali diskutojnë për modelet e çuditshme

Një trend i ri flokësh ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe stilistëve në pasarellat e vitit 2025, që po quhet “flokët e depresionit”. 

Ky stil i flokëve, i njohur si “zgjohuni dhe shkoni në punë siç jeni”, ka shkaktuar polemika, duke u diskutuar si një manifestim i një gjendje shpirtërore të lidhur me depresionin.

 Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, stilisti i flokëve Ardi Borova dhe mjeshtrja parukesh Uljanova Çali ndanë mendimet e tyre mbi këtë trend të ri që ka pushtuar pasarelat.

Ardi Borova shprehet se "flokët e shpupurisur" janë një pasqyrë e personalitetit depresiv të dikujt, dhe ky është një stil që reflekton një lloj gjendje shpirtërore. 

Ka kohë që vras mendjen që të bëj një ndarje se çfarë quhet profesionist dhe specialist që bën diçka dhe çfarë quhet një pseudomodel që normalisht kanë ekzistuar gjithmonë, gjithmonë bota ka promovuar dhe i ka futur edhe ata që s’janë, në kuptimin ‘që ti je po je kështu’. 

Që të jesh me emrin profesionist sepse është i shenjtë, njerëzit nuk duhet ngatërruar atë me të tjetër që dalin në rrjete sociale, kjo është një gjë tjetër. 

Fakti se pse duhet te krijohen trendë te tilla të flokëve te ‘shpupurishur’, them se ka një përgjigje. 

Sepse pikërisht personaliteti depresiv i një njeriu, përfaqësohet në këtë mënyrë, pasi njerëzit mund të shprehin veten në mënyrë të tillë për të përballuar ndjenjat e tyre. 

Këto trende nuk janë thjesht një "modë", por një mënyrë për të treguar një gjendje shpirtërore të lidhur me pasigurinë dhe depresionin. Pasarela është një art, një koncept që është shumë më tepër se një thjeshtë ngjarje mode, dhe që duhet të kuptohet si një imazh artistik.

Mjeshtrja e parukeve Uljanova Çali, nga ana e saj, tregon se ky trend është një ‘shpëtim’ për shumë klientë të saj që kanë pasur vështirësi me pamjen e flokëve të tyre. 

Kjo mund të duket si një lloj “çrregullimi i bukur”, por për të arritur këtë pamje është e nevojshme që një person të ketë një karakter të fortë, ose thënë ndryshe, të jetë “gjysmë e çmendur”. 

Për të përshtatur një stil të tillë, duhet të jesh i vetëdijshëm për ambientin dhe për ato që të rrethojnë.

Unë them se ti bësh këto trende duhet të përshtatesh, me vendin, me njerëzit, me ambientin. 

Ndonjëherë ne jemi të parët që kapim modën, dhe jemi të parët që e diskutojmë prape këtë. Me një model të tillë flokësh, të shajnë, të lëndojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy