Rikthehen ambulancat me pacientë në Spitalin Infektiv (VIDEO)

Rikthehen ambulancat me pacientë në Spitalin Infektiv (VIDEO)

Janë rikthyer përsëri ambulancat me pacientë në oborrin e Spitalit Infektiv.

Siç shihet edhe nga pamjet, 5 ambulanca qëndrojnë të parkuara para spitalit Covid 1, me pacientë që presin të lirohet një vend për t’u shtruar në pavijon.  

Një qytetare e cila e ka të shtruar bashkëshortin me dializë në ambulancë tregon sesi stafi mjekësor e ndihmoi vetëm pas paralajmërimit se do ta denonconte rastin në media.

Kalvari i vuajtjeve për paceintët që qëndrojnë në ambulanca nuk ka të mbaruar.

Qytetarja tregon bisedën telefonike me bashkëshortin e saj, i cili është ankuar se nuk ka ngrohje.

Teksa oborri i Infektivit është kthyer në parkim ambulancash, ambientet e jashtme të Sanatoriumit janë kthyer në vendqëndrim të gjatë për mjetet e të afërmve të pacientëve të cilët flenë në makina.

Të gjendur para ankthit për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre, qytetarët përsërisin apelin që në spitale të ketë persona përgjegjës për të informuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy