Është rikthyer tensioni në seancën e Kuvendit, ku tashmë ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.
Seanca plenare po vijon që prej orës 10:00 të paradites, ku disa deputetë demokratë po mbajnë të bllokuar foltoren.
Një protestë u zhvillua paraditen e sotme para Kuvendit nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Protestuesit kishin planifikuar të krijonin një gardh para Kuvendit për të mos lejuar hyrjen e Ramës, por ky i fundit nuk u paraqit në seancë gjatë paradites.
Ndërkaq, Byroja e Kuvendit la në fuqi sot vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e disa deputetëve të PD, mes tyre edhe kryedemokratit Sali Berisha.
Kujtojmë që opozita kërkon prej javësh një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me skandalin “McGonigal”, ku dyshohet që ai të jetë i implikuar.



