Arrestohet 34-vjeçari, u kap me 63.5 kg marijuanë (FOTO/ VIDEO)

Arrestohet 34-vjeçari, u kap me 63.5 kg marijuanë (FOTO/ VIDEO)

Një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit  marijuanë është sekuestruar ditën e sotme në qytetin e  Shkodrës.

Gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Jeran”, droga është kapur në një banesë në Malësi të Madhe , ndërsa është arrestuar dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuan” informon policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy