Vizitat e Ramës tek kuqezinjtë: Shans apo ters?

Vizitat e Ramës tek kuqezinjtë: Shans apo ters?

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kombëtares shqiptare në kampionatin  europian.

 

Përmes një foto të shpërndarë në rrjetin social, “Twiter”, së bashku me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana, kreu i qeverisë shkruan. “Mirupafshim në France. Në përcjelljen e kuqezinjve për në finalet historike të Euro2016 #ForcaShqiperia❤’’ Ishte postimi i Ramës.

 

Vizitat e kryeminstrit, Edi Rama, përpara sfidave kryesore kanë qënë të shpeshta në drejtim të kombëtares, për ti dhënë kurajo futbollistëve që të japin më të mirën.

 

Por ajo që bie në sy, në statistikat që kryeministri ka vizitaur përfaqësuesn përpara sfidave të mëdha është se vizitat e tij nuk kanë qënë një ogur pozitiv për kuqezinjtë.

 

Edhe përpara sfidës kundër Serbisë në ‘Elbasan Arena’ kreu i mazhorancës ishte i pranishëm një ditë para për të takuar stafin dhe futbollistët, por të nesërmen ekipi kuqezi doli humbës nga kjo përballje.

 

Shpresojmë që ky takim i kreyministrit përpara nisjes së “Euro 2016” të jetë një ogur i mirë për kuqezinjtë që të zhvillojnë një paraqitje dinjitoze në finalet e kampionatit europianit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy