“Nuk munda të bind shumicën e votuesve. E respektoj këtë zgjedhje. I kam përgëzuar Fillon dhe Juppé, që u kualifikuan për turnin e ardhshëm. Janë dy personalitete që nderojnë Francën”.
Kështu është shprehur ish-presidenti Nikolas Sarkozi, i cili ka humbur në garën e të dielës për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane të Qendrës së Djathtë.
Ai tha se mbështet Fillon, i cili sipas tij i ka kuptuar më mirë se të gjithë sfidat me të cilat përballet Franca. “Në raundin e dytë do të votoj për të”, ka thënë Sarkozi.
“Është koha t’u përkushtohem më shumë pasioneve private dhe më pak atyre publike”, tha ai në fund.



