Sigurisht, një maskë fsheh disa tipare të rëndësishme të fytyrës. Sidomos kur vishet në mënyrë korrekte, duke mbuluar edhe gojën dhe hundën. Por gjithashtu mos harroni se ndonjëherë, më pak është më shumë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse mund të shohim sytë e njëri-tjetrit, të cilat janë dritare për shpirtin, si dhe çelësi i lidhjes shoqërore.
Sipas studimeve maskat mund të fshehin reagimet e fytyrës dhe të ndikojnë në aftësinë për të lexuar emocione, ndërkohë që kontakti me sy mund të çojë marrëdhënit në një zhvillim më të shëndetshëm.
Studiuesit Mathias Schlögl dhe Christopher A. Jones pranojnë se komunikimi joverbal është po aq i rëndësishëm sa komunikimi verbal dhe vërejnë se maskimi i përhapur e ka bërë më të vështirë komunikimin joverbal.
Sipas tyre maskimi kufizon aftësinë për të perceptuar shprehjet e fytyrës që shprehin lumturi, si dhe neveri, por pranojnë se ajo ka më pak ndikim në aftësinë tonë për të njohur befasinë, zemërimin dhe frikën.
Por kur bëhet fjalë për takimet romantike kontakti me sy luan një rol të rëndësishëm.
Sipas një studimi kontakti me sy luan rol në zhvillimin e tërheqjes romantike dhe u zbulua se kishte një numër më të madh vetë-zbulimesh intime të bëra në kushtet e kontaktit me sy. Sipas studiuesve kontakti me sy krijonte mundësinë për më pak pyetje intime dhe më shumë ndarje informacioni personal.
*Marrë nga Psychology Today



