OKB: ISIS është zgjeruar në mënyrë dramatike në Afganistan

OKB: ISIS është zgjeruar në mënyrë dramatike në Afganistan

Grupi terrorist i Shtetit Islamik është zgjeruar në të gjithë Afganistanin, duke u vendosur në pothuajse të gjitha provincat e tij, ndërsa ka rritur më shumë se pesëfish sulmet vitin e kaluar, kështu ka paralajmëruar e dërguara e OKB-së në vend.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqësuesja speciale për Afganistanin, Deborah Lyons foli për një rritje të madhe të Shtetit Islamik ISIS në vendin e shkatërruar nga lufta, duke pretenduar se grupi xhihadist tani është zgjeruar në mbarë vendin, shkruan RT.

“Dikur e kufizuar në disa provinca dhe kryeqytet, ISKP tani duket se është e pranishme në pothuajse të gjitha provincat dhe gjithnjë e më aktive”, tha Lyons.

Ajo shtoi se deri më tani në vitin 2021, IS ka kryer 334 sulme, nga vetëm 60 vitin e kaluar.

Komentet erdhën vetëm disa orë pasi një bombë e Shtetit Islamik shpërtheu në një lagje myslimane shiite të kryeqytetit afgan, duke vrarë një person dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Përveç çështjes së terrorizmit, përfaqësuesja e OKB-së përmendi gjithashtu shqetësime për vendin në muajt e ardhshëm, duke paralajmëruar për një "katastrofë humanitare" të afërt të nxitur nga një sërë shkaqesh, duke përfshirë sanksionet e huaja të cilat ajo tha se kanë "paralizuar" vendasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy