Makina del nga rruga në Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person/ Emri (VIDEO)

Makina del nga rruga në Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person/ Emri (VIDEO)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Rreth orës 16:50, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi Arjan Shtika, rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi Arjan Shtika, dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy