Tri godina në Qytetin Studenti do të bëhen ndalesa e parë e afganëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.
Godinat e vajzave po përgatiten për të strehuar afganët.
MCN arriti të siguronte disa video, në të cilat shihen studentet teksa largohen, në praninë e forcave policore.
Pritet që strehimi në godina të jetë i përkohshëm.
Pas largimit të tyre do të nisë regjistrimi i studentëve për vitin e ri akademik.



