Një betejë mjedisore e fituar: Qindra balena shfaqen në brigjet e Nju-Jorkut

Një betejë mjedisore e fituar: Qindra balena shfaqen në brigjet e Nju-Jorkut

Qindra balena janë diktuar në brigjet e Nju-Jorkut kohët e fundit, një numër i konsiderueshëm që një dekadë më parë, dukej i pamundur.

Shtimi i pranisë së tyre tregon për pastërtinë e ujërave të brigjeve.

“Rritja e numrit të tyre është një tregues se ligje si:  “Clean Water Act”, “Endangered Species Act” dhe “Marine Mammal Protection Act” po funksionojnë si duhet. Në vitin 2010, Gotham Whale numëroi nga vëzhgimet vetëm 5 balena gjithë vitin, por vitin që shkoi ky numër arriti në 272”, është shprehur krijuesi i Gotham Whale*, Paul Seiswerda.

Ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për ambientalistët në Amerikë, por në të gjithë botën, pasi është një tregues se gjërat mund të ndryshojnë nëse bëhen përpjekjet e duhura, në këtë planet që gjithnjë  më shumë po vuan ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

*Gotham Whale është një organizatë joqeveritare amerikane që ia ka kushtuar veprimtarinë e saj migrimit të gjitarëve detarë në zonën e Nju-Jorkut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy