
Dëmet e shkaktuara nga lufta në infrastrukturën ukrainase kanë kaluar 80 miliardë dollarë.
Ky është vlerësimi i Institutit KSE, sipas raportimeve të Ukrainska Pravda, duke nënvizuar se vetëm në javën e fundit dëmet në infrastrukturë janë rritur për 12.2 miliardë dollarë.
Humbjet totale të ekonomisë së Ukrainës për shkak të luftës variojnë nga 564 miliardë deri në 600 miliardë dollarë. Një vlerësim që përfshin, përveç humbjeve infrastrukturore, edhe humbje indirekte si p.sh. rënia e PBB-së, ndalimi i investimeve, humbja e fuqisë punëtore, shpenzime shtesë për mbrojtjen dhe mbështetjen sociale.
Gjatë 47 ditëve të konfliktit të paktën 23,000 kilometra rrugë dhe 37,000 metra katrorë banesa u dëmtuan, u shkatërruan ose u sekuestruan. Të paktën 277 ura dhe mbikalime, 10 aeroporte ushtarake, 8 aeroporte dhe 2 porte janë goditur, raportojnë mediat ukrainase.



