Lëvizja Bashkë protestë para Kryeministrisë më 20 janar/ Qori: Kemi potencial për t’u bërë poli më i rëndësishëm opozitar (VIDEO)

Lëvizja Bashkë protestë para Kryeministrisë më 20 janar/ Qori: Kemi potencial për t’u bërë poli më i rëndësishëm opozitar (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ftoi sot qytetarët që të shtunën t'i bashkohen një proteste anti-korrupsion, që do të nisë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. 

Në një konferencë për media të mbajtur sot Qori deklaroi:

Ne duke protestuar të shtunën në 11:00 në sheshin ‘Skëndebej’ drejt Kryeministrisë, do protestojmë kundër korrupsionit, por edhe për shtet ligjor, edhe për barazi para ligjit, edhe për demokraci, edhe për minimum jetik, edhe për pensione dhe paga të dinjitetshme, edhe për mbrojtjen e mjedisit, edhe për spitale publike ku nuk të vjedhin nga kreu deri në fund, edhe për shkolla të reja”.

Ndër të tjera ai tha se Lëvizja Bashkë ka potencialin për t’u bërë poli më i rëndësishëm opozitar në Shqipëri. Qori vuri në dukje se Lëvizja Bashkë dallon nga partitë e tjera sepse nuk është thjesht dhe vetëm një forcë anti-qeverisë, por anti-sistemit. 

Ne i kundërvihemi fort qeverisë jo për ta zëvendësuar Edi Ramën, dhe për të vjedhur në vend të Edi Ramës, por për ta mbyllur një herë e përgjithmonë kuzhinën e korrupsionit, ndërkohë që partitë e vjetra duan të ndryshojnë kuzhinierin në kuzhinën e korrupsionit. Në këtë sens unë mendoj që për shkak të situatës, por edhe për shkak të rezultatit që kemi pasur në zgjedhjet e kaluara në Tiranë, por edhe për shkak të mbështetjes së qytetarëve që po e hasim në përditshmëri, Lëvizja Bashkë ka potencialin për t’u bërë poli më i rëndësishëm opozitar. Lëvizja Bashkë është poli më serioz dhe i ndershëm opozitar, por unë besoj se kemi potencialin për t’u bërë shumë shpejt opozita e vërtetë dhe që idetë tona të përkufizojnë termat e debatit shoqëror”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy