Elektriçisti shqiptar në magazinën e kanabisit në Britani: Punoja se kam borxhe

Elektriçisti shqiptar në magazinën e kanabisit në Britani: Punoja se kam borxhe

Ervin Baraku 26 vjeç është burgosur në Britani të Madhe pasi shfrytëzohej nga një bandë kriminale për të drejtuar një fabrikë që merrej me kultivimin e kanabisit.

Shqiptari, me profesion elektricist kishte instaluar llambat ndriçuese që shërbenin për kultivimin e 1116 bimëve narkotike, vlera e të cilave shkonte në rreth 720 mijë Euro. Policia ra në gjurmë të magazinës në fjalë në tetor të vitit të kaluar pasi faturat e energjisë elektrike vinin në shifra stratosferike. Sipas mediave të huaja, për punën e bërë në magazinën e ndodhur në Willoughbridge, Shrops shqiptari do të merrte një pagë rreth 60,000 mijë paund në vit.

Para gjykatës, shqiptari Ervin Baraku, i lidhur me një vajzë me të cilën kishte edhe një fëmijë të vogël, tha se kishte jetuar në atë magazinë për dy muaj. Sipas tij, ai nuk ishte kërcënuar që të bënte punën e caktuar, por i duheshin paratë pasi kishte 28 mijë Euro borxhe

Në përfundim të procesit gjyqësor dhe dhënies së vendimit për dënimin e tij, shqiptari do të depërtohet në Shqipëri. Prokurori tha se ne momentin e arrestimit shqiptari ishte gjetur i veshur vetëm me të brendshmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy