Policia greke ka publikuar identitetet dhe fotografitë e 4 shqiptarëve që kryen me dhjetra grabitje në shtetin fqinj, ku viktima në disa raste ishin edhe personazhe të njohur të botës së shoëbizit atje.
Ata janë ende në kërkim dhe policia greke thotë se ccdokush që ka informacion rreth tyre mund të telefonojë në numrin 210-9690800 për të marrë shpërblimin që është vendosur për ta.
Mendohet se pasi kryen grabitjet e shumta, nga të cilat përfituan të paktën 1 milionë euro, 3 prej tyre janë streghuar në Shqipëri, ku bëjnë jetë luksoze, ndërsa në pranga ka rënë vetëm Vasillaq Tolis. Tre të tjerët që janë në kërkim janë Andi Patori, Mirel Xhaferi dhe Ndue Brunga.



