Qalaj: Shqetësues fakti që KFOR mori në shqyrtim kërkesën e Serbisë, Kosova nuk do të lejojë kurrsesi të kthehet ushtria serbe (VIDEO)

Qalaj: Shqetësues fakti që KFOR mori në shqyrtim kërkesën e Serbisë, Kosova nuk do të lejojë kurrsesi të kthehet ushtria serbe (VIDEO)

Deputeti i PDK, Rashit Qalaj, thotë se situata në Veri të Kosovës duket e qetë sidomos pas protestës Shtërpcës dhe Mitrovicë, megjithëse shprehet se situata në përgjithësi është e tensionuar, sidomos në komunat me popullsi mikse dhe serbe.

Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se situata paraqitet e tensionuar prej kërcënimeve nga Beogradi, ku çdo incident qoftë edhe mes fëmijët, mundohet të paraqesin si incident ndëretnik.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për incidente të tilla por edhe për asnjë incident mes pjesëtarëve të komuniteteve, por se me rëndësi është që qytetarët e Kosovës të respektojnë ligjet.

Sa i takon refuzimit nga KFOR të kërkesës së Serbisë, për të mos pranuar prezencën e ushtarëve serbë në Veri të Kosovës, Qalaj tha se ishte e pritshme që KFOR do t’i jepte përgjigje negative Serbisë.

Të gjitha këto vendime merren në shtabin e NATO-s, por është shqetësuese që kësaj radhe kërkesa është pranuar për shqyrtim nga KFOR.

Kësaj radhe përbën shqetësim fakti që KFOR ka marrë në konsideratë një kërkesë të Serbisë.

Kosova tashmë është shtet dhe shteti i Kosovës nuk do të lejojë kurrsesi që këmba e ushtrisë serbe të kthehet në Kosovë. Është për tu vlerësuar refuzimi i kërkesës së serbëve.

Ndërkohë Serbia këmbëngul për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që e quajnë asociacion, por Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim që kjo marrëveshje është në Kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Është me rëndësi që ne të ecim drejt marrëveshjes finale, me qëllim njohjen e ndërsjellë.

Mund të flitet edhe për krijimin e këtij asociacioni, por gjithmonë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me faktin se Moska është akuzuar se kërkon të detabilizojë Bosnje Hercegovinën dhe pjesën tjetër të Ballkanit, ndërsa Bosnja ka nderuar Vladimir Putin me medaljen më të lartë të nderit, Qalaj tha se mbarë opinioni e di marrëdhënien e Rusisë me shtetin serb dhe Presidentin Aleksandar Vuçiç.

Marrëdhëniet mes tyre po vazhdojnë edhe këto kohë, se shteti serb ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Janë veprime të koordinuara nga zoti Dodik me Presidentin e Serbisë, veprime që tregojnë sinjal të qartë ndaj atyre që janë kundër Rusisë.

SHBA dhe BE duhet ta kenë të qartë se Presidenti serb dhe aleatët e tij si pjesa serbe e Bosnjës, janë mbështetës të politikës së Putin.

Është koha që të merren vendime dhe sanksione ndaj shtetit serb dhe Bosnje Hercegovinën.

Serbia ka tentuar të destabilizojë Bosnjë Hercegovinën por dhe Kosovën, nëpërmjet Listës SRPSKA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy