PS dhe PD hapin nesër zyrtarisht fushatën në të njëjtën orë

PS dhe PD hapin nesër zyrtarisht fushatën në të njëjtën orë

Forcat politike ajo e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste nesër do të nisin zyrtarisht fushatën elektorale, një orë larg njëra-tjetrës.

Mësohet se Partia Demokratike do të nisë fushatën nga sheshi “Nënë Tereza”, në orën 17:00, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë Tiranën.

Nga ana tjetër bëhet me dije se edhe Partia Socialiste do të hapë po nesër fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, në orë 17:00.

Ndërkohë KQZ u bën apel partive për vetëpërmbajtje dhe të mos përdorin burimet publike.

Ndërkohë që PS dhe PD do të shënojnë mitingun e parë, vendi ende përballet me pandeminë e koronavirusit. Edhe pse dje rastet e reja shënuan ulje me 303 të infektuar, viktimat ishin plot 11 pacientë.

Po ashtu nesër hyn në fuqi urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët lejojnë grumbullimet, duke hequr kufizimin e mbledhjeve deri në 10 persona, ndërsa skandon edhe afati për masat e tjera të vendosura nga qeveria, ndërsa pritet që të ketë shtyrje edhe të orës policore.

Pas më shumë se katër javësh me “mbyllje” në orën 20:00, vendi shënoi uljen e rasteve të infektuara, megjithatë ekspertët janë shprehur publikisht se ka ende nevojë për kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy