
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje të martën trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit.
Hersoni është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës.
Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre dhe kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse.
Gjatë një deklarate në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.
“Nëse duan të mbijetojnë, është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr territorin e saj”, tha Zelensky.



