Harry dhe Meghan i japin fund, tani mund të quhen të pavarur financiarisht

Harry dhe Meghan i japin fund, tani mund të quhen të pavarur financiarisht

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, prej kohësh morën vendimin për t’u larguar nga pallati mbretëror, por lanë pas disa borxhe të pashlyera. Në ditët e fundit ata kanë shlyer 3 milionë dollarë të parave publike që u përdorën për të rinovuar shtëpinë e tyre, në Windsor, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shlyerja e borxhit mund të konsiderohet si ndarja përfundimtare e çiftit me Britaninë, megjithëse shtëpia në Windsor do të mbetet vendbanimi i tyre zyrtar në vend.

Çifti, i cili tashmë ka blerë një shtëpi në Santa Barbara, në Kaliforni, u zhvendos në ndërtesën e fillimit të shekullit të 19-të pak para ardhjes në jetë të djalit të tyre, Archie, në maj 2019.

Rinovimet dhe puna në rezidencën zyrtare të Sussexes, Frogmore Cottage, kushtuan 2.4 milion pound, dhe u morën përsipër nga Granti Sovran, i cili paguan stafin e Mbretëreshës, mirëmbajtjen e pallateve dhe detyrat zyrtare mbretërore, përfshirë udhëtimet. Harry dhe Meghan paguan vetë për të gjitha pajisjet dhe orenditë.

Në muajin janar, Harry dhe Meghan njoftuan se do të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe se do të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Shtëpia u bë objekt polemikash pasi çifti u distancua nga jeta publike dhe deklaruan qëllimin e tyre për t’u bërë “të pavarur financiarisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy