Arsejda Gjyli, politologe tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN Tv se nëse abuzimet tek AKSHI vërtetohen kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare.
Është e rëndë, nëse kjo do të vërtetehohet edhe nga organet e drejtësisë kemi të bëjmë me një çështje që në një farë mënyrë prek direkt apo indirekt sigurinë kombëtare. Nëse jemi te ky lloj diskursi është ngjarje e rëndë. Por jemi në pikën që akoma nuk i kemi të vërtetuara këto. Me deklaratën e tij Maks Haxhia na thotë mos u nxitonime faktet por prisni sa të jenë deklarata zyrtare me fakte të vërtetuara.
Avokati Marsid Gupi tha se po të mos ishte përfshirë pengmarrja e Geron Meçes në dosje, ata mund ta kthenin në një procedurë administrative.
Po të mos ishte heqja e lirisë së Geron Meçes në atë formë që është bërë, e pengmarrjes, për heqjen dorë nga procedurat e tenderimit ata mund ta kthenin në një procedurë administrative me fuqinë politike dhe ndërhyrjet. Kjo ka ndikuar që të cilësohen si grup i struktura kriminal, si njerëz që kanë kryer veprën penale të heqjes së lirisë.



