Vrau bashkëshorten në Maliq, gjendet i vetëvrarë autori

Vrau bashkëshorten në Maliq, gjendet i vetëvrarë autori

Gjergj Mullalli, autori i vrasjes së Luiza Mullalli në fshatin Zëmblak të Maliqit është gjendur i vetëvrarë. Trupi i pa jetë i Gjergji Mullollit u gjend bë shtëpinë e të afërmit të tij shtetasit F. M. 55-vjeçari vrau ish-bashkëshorten mbrëmjen e djeshme dhe më pas e hodhi atë në një gropë septike. Njoftimi: Maliq/Informacion shtesë Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi. Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy