“Shoqata e Ricikluesve te Shqipërisë, shpreh keqardhjen e vet te thelle, për mosdekretimin nga ana e Presidentit te Republikës, te Ligjit nr.92/2016 për lejimin e importimit te lendeve te para për industrinë e riciklimit”, deklaroi mbrëmë ky grup interesi. “Jemi te zhgënjyer qe, nje çështje me implikim qartësisht vetëm ekonomik, social dhe mjedisor behet objekt i betejave politike te radhës”, deklaron shoqata. “Shoqata e Ricikluesve ne ditët ne vazhdim do te vijoje te japë te gjuha argumentet e saj për domosdoshmërinë e miratimit te këtij ligji”, thekson deklarata. Tre ditë më parë një grup industrialistësh u takuan me Presidentin Nishani dhe ky iu premtoi se do ta gjykonte çështjen me nga të gjitha anët.



