Pritet përkeqësim i motit, anulohet lundrimi i trageteve Durrësi-Bari  

Pritet përkeqësim i motit, anulohet lundrimi i trageteve Durrësi-Bari  

Lundrimet me traget nga Porti i Durrësit drejt atij të Barit janë anuluar pasi pritet përkeqësimi i kushteve të motit. 

Ndërkohë do të vijojë normalisht lundrimin sot në mbrëmje trageti i linjës Durrës-Ankona. 

Në njoftim thuhet se:

Në bazë të parashikimit të Kapintenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7bft. Referuar dhe komunikimeve me autoritet detare italiane dhe situatës më të përkeqësuar në krahun tjetër të Adriatikut, do të anulohet lundrimi i trageteve nga/drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga/drejt Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme(nisja ora 19:00).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy